Kurti: Kosova nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia

29 janar 2024 | 12:40

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar shqiptarët e vrarë nga forcat e ushtarake dhe paramilitare serbe, në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës.

Me këtë rast, Kurti ka thënë Kosova nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia.

“Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia. Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë luftëtarët dhe civilët e rënë për liri, që me sakrificën e tyre e shtruan rrugën deri të çlirimi i Kosovës nga Serbia okupatore”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka thënë se atëbotë kanë rënë duke luftuar 21 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëntë civilë shqiptarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka regjistruar presidentin aktual,…