Kurti: Magjistralet janë për makina familjare e për turistë, neve na duhen hekurudha për prodhim

03 qershor 2026 | 22:41

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se vendit i duhen hekurudha.

Ai në një tubim në Podujevë u shpreh se autoudhët janë për makina familjare e për vizitorë. Ndërkaq, sipas tij, vendit i duhen hekurudha për prodhim.

“Në mandatin e ardhshëm do të përqëndrohemi tek hekurudhat, se autostradat i përfundojmë, por autoudhët, magjistralet janë përgjithësisht për makina individuale familjare, për vizitorë e turistë, për konsumatorë. Hekurudha është infrastruktura e prodhimtarisë, e neve na duhet të prodhojmë sa më shumë”, u shpreh ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman…