Kurti me anëtarët e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës: Të kthehet besimi në institucionet publike

29 qershor 2022 | 14:54

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë takuar bordin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, ky është takimi i parë pas emërimit të anëtarëve të këtij komisioni nga Kuvendi i Kosovës. “Komisioni është organ kolegjial i cili menaxhon punën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që ka rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend. Në takim u theksua rëndësia e punës së Komisionit dhe e kryerjes së detyrave me profesionalizëm dhe kompetencë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe kthimit të besimit të qytetarëve në të gjitha institucionet publike”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Me 63 vota për dhe 1 abstenim e asnjë kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin miratuar përbërjen e re të Bordit të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, që i hap rrugë funksionalizimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK).

Në krye të këtij bordi është zgjedhur Neime Binaku – Isufi, ndërsa anëtarë janë emëruar Kaltrina Sela, Violeta Jakaj – Spaçi, Besim Stublla dhe Nafije Osdautaj.

AKK-ja si institucion i rëndësishëm për rregullimin e tregut në Kosovë, ka rreth 11 muaj që nuk është funksional dhe kjo për shkak të mungesës të këtij Komisioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës vijon përpjekjet për të bindur Bayernin për…