Kurti: Me qeverinë tonë ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur

24 mars 2024 | 00:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur të arriturat e ushtrisë gjatë udhëheqjes së tij .

Ai thotë se ushtria është më e fortë dhe më e përgatitur për shkak të qeverisjes së tanishme.

Kurti tha se ushtria ka dyfish më shumë buxhet, investimet në armatim i ka trefish më të mëdha e po ashtu ka rreth dy mijë ushtarë më shumë.

Kryeministri përmendi edhe trajnimet e sofistikuara të ushtrisë, si ajo e Defender Europe.

“Me qeverinë tonë ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur. Sepse ajo tani ka më shumë se dyfishim buxheti e në vitin 2023 e kishte më shumë se 2% të BPV-së, kriter ky për NATO; investimet në armatim i ka trefish më të mëdha; ndërkaq në kazerma ka 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të tjerë sivjet, përveçse pajisje ushtarake moderne që nuk i kemi pasur më herët. Në mesin e tyre dronët e njohur luftarak Bayraktar. Ndërsa në proces të blerjes dhe përmbushjes së obligimeve të marrëveshjes është edhe sistemi amerikan raketor anti-tank “Javelin”, krahas edhe shumë blerjeve tjera” shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin ndaj rivalit të vjetër,…