Kurti merr pjesë në festivalin e filmave të animuar “Anibar”

23 korrik 2023 | 19:40

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Pejës.

Ai në Pejë vizitën e filloi në Qendrën Nacionale të Xhudos, pastaj te Kulla e Ministerit, e cila ka një arkitekturë e stil të veçantë.

Përmbylljen e vizitës së tij në qytetin e Pejës, Kryeministri Kurti e bëri me vizitën në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ku u takua me drejtuesit e Anibarit dhe Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të animuar.

Në qytetin e Pejës këto ditë po zhvillohet festivali i filmave të animuar, “Anibar”.

Në edicionin e katërmbëdhjetë të këtij festivali janë prezantuar plot filma të rinj e kategori të reja konkurruese.

Kurti ishte i pranishëm në natën e pestë të këtij festivali, madje publiku në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter disa fotografi nga festivali “Anibar”, ku theksoi se u ndje i kënaqur nga vizita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në shtetin…