Kurti merr pjesë në një simpozium në Kretë të Greqisë

12 korrik 2019 | 14:12

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 21-të të “Symi Symposium”, i cili është mbajtur në Kretë të Greqisë.

Në këtë simpozium është diskutuar, Kurti nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkruar se kanë marrë pjesë personalitet të shuara nga e gjithë bota.

“Gjatë kësaj jave mora pjesë në Symi Symposium, edicioni i 21-të i të cilit sivjet u mbajt në ishullin e Kretës në Greqi. Tema kësaj radhe ishte ‘Demokracia dhe Fuqia – Nga Hybris te Nemesis: në kërkim të një paradigme të re për shoqëri të përbashkëta’. Diskutimet u zhvilluan sipas rregullit Chatham House e si zakonisht pjesëmarrës ishin personalitete të shquara me profile e nga vende të ndryshme të botës. Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja me ta, të prezantoja në panelin për Ballkanin si dhe privilegj të jem në panelin e përmbylljes së punimeve mbrëmë”, ka shkruar Kurti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Majlinda Kelmendi u kualifikua në fazën gjysmëfinale të Grand…