Kurti merr urimin e parë për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

12 shkurt 2020 | 16:27

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot urim nga kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban.

Me këtë rast, kryeministri Orban ka uruar kryeministrin Kurti për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin e rajonit në institucionet evropiane.

Në urim, po ashtu thuhet se Hungaria do të vazhdojë të punojë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me përfitime reciproke në tregti, investime dhe arsim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Shqipërisë e ka mbyllur fazën e 1/16-ve teksa…