Kurti në 85-vjetorin e lindjes së Rexhep Qosjes: Jetë të gjatë dhe krijimtari të vazhdueshme

24 qershor 21:47

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në akademinë solemne në shënim të 85 vjetorit të lindjes së akademikut Rexhep Qosja.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti i uroi profesorit Rexhep Qosja jetë të gjatë dhe krijimtari të vazhdueshme, duke i dëshiruar që çdo përvjetor i ardhshëm të shënohet me suksese të tjera dhe realizim të aspiratave të përbashkëta të tyre.

Ai theksoi se vepra e Rexhep Qosjes është e pa moshë, aktuale sot sikurse ka qenë në dekadat e shkuara.

“Ajo është burim frymëzimi për të rinjtë sot, sikurse ka qenë për të rinjtë e viteve ‘68, ’70-ta, ’80-ta, ’90-ta, që gjetën nëpër shkrimet e profesor Qosjes arsyen e motivimin për t’u ndjerë krenarë me identitetin shqiptar dhe për t’i rezistuar me trup e me mendje regjimeve shtypëse jugosllave e serbe”.

“Librat e Rexhep Qosjes dhe të shkrimtarëve dhe studiuesve të tjerë ngriheshin në duart e demonstruesve përballë shkopinjve dhe armëve të policisë dhe, siç na dëshmon historia e përbotshme, libri e pena janë kurdoherë fitimtarë”.

Ai përgëzoi Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe Kolegjin AAB për nismën e qëlluar për shënimin e një përvjetori kaq të rëndësishëm sa edhe kuptimplotë e obligues për të gjithë neve.

“Sot, na ka bashkuar Rexhep Qosja, na ka bashkuar 85-vjetori lindjes së tij, na ka bashkuar emri i shumërespektuar, vepra e tejvlefshme, shumëpalëshe, e shumëllojshme dhe kolosale si dhe trashëgimia e nduarnduarshme e shumësegmentore filozofike, pedagogjike, intelektuale, kulturore, krijuese, letrare e publicistike, politike dhe historike”.

“Rexhep Qosja duket sikur nuk ka moshë, sepse vepra e tij është e pa moshë, aktuale sot sikurse ka qenë në dekadat e shkuara. Ajo është burim frymëzimi për të rinjtë sot, sikurse ka qenë për të rinjtë e viteve ‘68, 70-ta, 80-ta, 90-ta, që gjetën nëpër shkrimet e profesor Qosjes arsyen e motivimin për t’u ndjerë krenarë me identitetin shqiptar dhe për t’i rezistuar me trup e me mendje regjimeve shtypëse jugosllave e serbe. Librat e Rexhep Qosjes dhe të shkrimtarëve dhe studiuesve të tjerë ngriheshin në duart e demonstruesve përballë shkopinjve dhe armëve të policisë dhe, siç na dëshmon historia e përbotshme, libri e pena janë kurdoherë fitimtarë”.

Kurti ka thënë se pena e librat e Rexhep Qosjes, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Ukshin Hotit, Ismail Kadaresë e të tjerë shkrimtarëve e studiuesve “kanë qenë armët tona, prandaj edhe në fund fituam ne”.

“Për veprën poliedrike të Rexhep Qosjes flet më së miri opusi i tij krijues dhe, ende i pa botuar tërësisht e i pa përfunduar, e që qysh tash përbën një bibliotekë të tërë në vete. Flasin edhe një mori veprash dhe qindra studimesh, esesh e artikujsh. Flasin edhe arkivat e pagjurmuara dhe ende të paklasifikuara”.

“Do të mjaftonte të vihet në peshore vetëm thesari krijues i Institutit albanologjik, themeltar dhe drejtues i të cilit ishte, për të dëshmuar peshën e pamatshme te kontributit jetësor të profesor Rexhep Qosjes”, ka thënë ndër tjera, kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me…