Kurti: Ne do t’i dërgojmë komentet tona në ZRrE

25 janar 2022 | 12:55

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se së shpejti Qeveria e Kosovës do të dërgojë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), lidhur me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike.

Ai ka deklaruar se ZRrE-ja është institucion i pavarur dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë në punët e saj.

“Ne do të dërgojmë komentet e tona. ZRRE është institucion i pavarur i shtetit. Ta zëmë unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesues të Bordit të ZRRE-së, por ministrat e linjës shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës do t’u dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që Bordi i ZRRE-së bazuar në raportin e vet t’i trajtojë edhe sugjerimet e të tjerat”, ka thënë Kurti para medieve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ilir Ibrahimi ka kritikuar Qeverinë për qasjen ndaj krizave…