Mungesa e përvojës së qeverisë po shihet në qasjen ndaj krizave

25 janar 2022 | 12:47

Analisti Ilir Ibrahimi ka kritikuar Qeverinë për qasjen ndaj krizave me të cilat po ballafaqohet.

Ai ka thënë se mungesa e përvojës së kësaj qeverie më së miri është vërejtur në përballjen me pandeminë dhe krizën energjetike.

Sipas Ibrahimit, qasja e qeverisë ndaj këtyre dy sfidave ka qenë qasje reaktive dhe jo proaktive.

 

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Mungesa e përvojës së qeveritarëve aktualë, më së miri shihet në mënyrën se si ata u qasen sfidave/krizave me të cilat ballafaqohen.

Vazhdimisht shohim një qasje reaktive dhe jo proaktive.

Për shembull, ndaj krizës energjetike, reaguan vetëm atëherë kur u pa se vendi mund të mbetej krejt në terr.

Edhe në menaxhim të pandemisë shohim një lëvizje nga një ektstrem në tjetrin. Përderisa vetëm para 10 ditësh as që vërehej prania e qeverisë në menaxhimi të pandemisë, në momentin kur numrat filuan të rriten drastikisht, qeveria ndërmorri masa strikte, pra shkoi aq larg sa edhe i mbylli kufijtë.

Kjo lloj qasjeje është më pak e efektshme dhe shumë më shumë e kushtueshme.

Por për këtë nuk mund ta fajësojmë qeverinë.

Nëse kthehemi prapa dhe i kujtojmë arsyetimet që jepeshin në mbështetje të LVV para zgjedhjeve, sidomos nga shtresa makiato-urbane, ato përmblidheshin në argumentin -TI PROVOJMË.

Prandaj qeveria aktuale pikërisht po e përmbush këtë pritje. Janë duke u sprovuar, pa marrë parasysh koston.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka shtuar kritikun e burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny…