Kurti: Në ftesën për takim me Vuçiqin u përmend afati i marsit, me atë e bleva biletën e avionit

23 nëntor 2022 | 12:47

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se marsi i vitit 2023 ishte afati i përcaktuar nga Brukseli për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas propozimit që iu është dhënë palëve paraprakisht. Ai ka thënë se me atë ftesë e ka blerë biletën e avionit.

Kurti në një konferencë për media, ka thënë se ky afat ishte përmendur edhe në ftesën që BE-ja ia kishte dërguar atij për takimin e së hënës me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Madje, Kurti ka thënë se vet kishte kërkuar që procesi të përmbyllet në shkurt, ndërsa edhe nga marsi ka theksuar se BE-ja ka hequr dorë.

“Afatin mars 2023 nuk e kam shkruar unë, e ka shkruar Brukseli në ftesë. Në ftesën e Brukselit që synohej në fund të bëhej publike është paragrafi ku thuhet se bisedimet përfundojnë në marsin e vitit 2023. Andaj unë kam shkuar. Për herë të parë kemi afat. Dhe a e dini se çfarë kam kërkuar unë aty? Të jetë shkurti i vitit 2023. Thash pse marsi, pse jo shkurti? Më shpejt më mirë. Jo – tha nuk bën shkurti, marsi. Iu thash shkurti, ata thanë marsi. Hajt po e lëmë marsin. Në fund unë pranova, ata e lanë krejt”.

“Me atë ftesë unë e kam ble biletën e avionit, përndryshe nuk do të kishte kuptim po të ishin vetëm targat”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pranuar Çmimin…