Komuna e Gjilanit, fituese e Çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer

23 nëntor 2022 | 12:47

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pranuar Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA.

“Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses procesin e Çmimit Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) dhe ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes, të krahasuar me 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se do të vazhdojnë të angazhohen në përmirësimin e performancës komunale dhe ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë.

“Për një qeverisje të drejtë dhe transparente”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, ka bërë një postim në…