Kurti në Miçigan takohet me shoqatën e bizneseve ‘Automation Alley’

17 maj 2022 | 12:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar vizitën e tij zyrtare në Detroit të Miçiganit, ku ka takuar shoqatën e bizneseve “Automation Alley”.

Kurti  me drejtorin e partneriteteve strategjike globale, Noel Nevshehir, ka biseduar për Industrinë 4.0 apo siç njihet ndryshe, revolucionin e katërt industrial, ku ka prezantuar mundësitë për investime në Kosovë.

“Kryeministri Kurti prezantoi para tyre mundësitë për investime në Kosovë dhe për potencialin në rritje të vendit tonë në Teknologjinë e Informacionit. Ai i ftoi për vizitë në Kosovë për të hulumtuar nga afër mundësitë që tregu i Kosovës ofron”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Kujtojmë se Kurti do të udhëtojë edhe për në Nju Jork e Uashington D.C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë kapur mbrëmë “mat” në…