‘Kurti në vitin 2015 e kishte nënshkruar peticion kundër marrëveshjeve me Serbinë, përfshirë edhe atë për energjinë’

27 qershor 2022 | 15:29

Ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), që tashmë janë pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD), të hënën para objektit të Qeverisë kanë dorëzuar një dosje me peticione të mbledhura nga LV-ja në vitin 2015 kur kjo parti i kundërshtonte marrëveshjet që ishin arritur mes Kosovës dhe Serbisë po atë vit.

Kundërshtues i këtyre marrëveshjeve, përfshirë edhe atë të energjisë e cila u nënshkrua së fundmi nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në Bruksel, ishte edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto peticione që janë lënë para objektit të qeverisë nga anëtarët e PSD-së, si shenjë proteste, ishin mbledhur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera të atëhershme opozitare, AAK-ja dhe Nisma, të cilat kundërshtonin marrëveshjet me Serbinë, në veçanti të asaj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në të njëjtën kohë kur kundërshtohej edhe Demarkacioni me Malin e Zi.

Në një nga faqet e peticioneve shihet edhe nënshkrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vetëm 35 euro përmes “Sharr Travel”  ju mund ta…