Kurti në Vlorë: Të punojmë për idealet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit

28 nëntor 2023 | 15:01

Në shënim të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkrah presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit dhe bëri homazhe në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë.

Kryeministri Kurti ua ka uruare të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, këtë festë të madhe të flamurit e të lirisë, të pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, kudo që janë në Ballkan, e në mërgatë, në botë.

Teksa ka theksuar se sot është ditë pushimi dhe feste, ai nga qyteti i Vlorës tha se çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, të Ismail Qemalit nga Vlora, e të Adem Jasharit nga Prekazi.

“Ne ishim këtu për të bërë nderime në Vlorë me krerët institucionalë të shtetit shqiptar dhe pasdite do të jemi në Kosovë, për të bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në krye me kryekomandantin Adem Jashari”, ka thënë kryeministri Kurti.

Aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit, kësaj date themeltare të identitetit kombëtar shqiptar, kryeministri Kurti tha se do t’i vazhdojnë edhe nesër.

“Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, këtë festë të madhe të flamurit e të lirisë, të pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, kudo që janë në Ballkan, e në mërgatë, në botë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Vlora, ku ka marrë…