Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje, zhduket opozita

18 shtator 2023 | 11:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur thirrjeve nga opozita për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja.

Sipas Kurtit, nëse shkohet në zgjedhje, atëherë zhduket opozita.

“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen e herë shkarkimin tim, e herë zgjedhje të reja. Zgjedhjet nuk i konvenojnë as qeverisë, e as opozitës. Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie ku ka folur për takimin e fundit në Bruksel.

Ai është përgjigjur edhe ndaj paralajmërimeve për tensione.

“Kush po do me shkaku tensione. I lus të gjithë ata që paralajmërojnë dhunë në veri, ta lajmërojnë Policinë e Kosovës që ta parandalojmë. Dhuna nuk është fatkeqësi natyrore, nuk është si tërmeti. Nuk është si stuhitë, ose vullkani”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Rumanisë dhe Kosovës…