Kurti nesër bën homazhe në Mejë të Gjakovës në nderim të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës

26 prill 2023 | 21:49

27 prilli shënon Ditën e të Pagjeturve në Kosovë.

Më 27 prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve. Po ashtu, shënohet përvjetori i 24-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Andaj për nder të kësaj dite, kryeministri i vendit Albin Kurti, nesër në orën 10, do të bëjë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës përballë Kuvendit të Kosovës.

Pastaj në orën 12, Kurti do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kryeministri, sot pasdite, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin…