Kurti ngushëllon familjen e policit të vrarë, thotë se vendit i duhet një qeveri ndryshe

28 janar 2020 | 23:27

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në orët e vona të mbrëmjes mori një lajm të keq. “Polici Sami Thaqi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka konfirmuar se shpërthimi në një shtëpi…