Kurti: Njëherë të zgjedhet presidenti, pastaj plani i Qeverisë

02 prill 2021 | 11:28

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, ka bërë me dije se fillimisht duhet të zgjedhet presidenti dhe pastaj do të vazhdohet me planin qeverisës.

“Rendi logjik dhe kronologjik i gjërave e do që ta bëjmë një skanim të tillë dhe gjithashtu edhe do ta bëjmë zgjedhjen e presidentit të Kosovës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

“Me qenë se e dimë se ky është një vit kur e kemi edhe qeverinë e re, edhe presidenten e re, andaj e konsiderojmë që është e udhës ta kemi zgjedhjen e presidentes dhe më pastaj edhe programin qeverisës dhe planin e punës”, ka thënë Kurti para deputetëve të Kuvendit.

Më tutje, ai ka thënë se në ndonjë vit tjetër rrethanat do të bënin që këto gjëra të vijonin më ndryshe.

“Po të ishte ndonjë vit tjetër, nuk do të kishte nevojë të ishte kësisoj, por jemi të bindur që kjo është rruga më e mirë dhe më e duhur përpara”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka emëruar në pozitën e…