Kurti: Nuk frikësohem nga kërcënuesit, ata e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ka bërë me dije se është kërcënuar nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”.
Ai sot nga Mitrovica ka thënë nuk fiksohet nga askush. Pavarësisht kësaj, Kurti, ka thënë se ata që e kanë kërcënuar mund ta kenë pasur me dikë tjetër.
“Nuk frikësohem, jam në punë dhe në detyrë përditë. Ata që më kanë kërcënuar s’mund ta kenë pasë me mua por me dikë tjetër. Për gjendjen e sigurisë, nuk është që unë mund ta vlerësoj atë, janë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrojtja e kryeministrit që e bën një gjë të tillë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se kërcënimi ishte për Gjykatën Kushtetuese.
“Por ata që më kanë kërcënuar mua, nuk mund ta kenë pasur me mua, sepse e dinë që tek unë nuk funksionojnë kërcënimet. Ata e kanë pasur me dikë tjetër, me Gjykatën Kushtetuese sepse duket që është në panik presidenti të cilit po i humbet rasti”.
“Dekretet e presidentit nuk mund të shndërrohen në shkrim të Kushtetutës. Nëse Kushtetuta ngelet e heshtur për çështje të caktuara, nuk mund të flasë presidenti për këtë gjë”, është shprehur Kurti.



