Kurti nuk i komenton deklaratat e Mustafës për ‘Republikën e Tretë’: Kosova është para një referendumi

10 shkurt 2021 | 10:58

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me atë se kush janë aleatët e tij për “Republikën e Tretë”, për të cilën kryetari i LDK-së përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i ka kërkuar sqarime.

I pyetur për këtë deklaratë, Kurti ka thënë se nuk po ka kohë të merret me deklaratat e të tjerëve, por që sipas tij ata duhet t’i sqarojnë vet deklaratat e tyre.

“Republika e Kosovës është para një referendumi  gjithëpopullor ku numri 127 është dalje nga kriza e shumëfishtë. Nuk mund të jap shpjegime për deklaratat e të tjerëve, ata duhet t’i japin vet”,ka thënë Kurti, pas homazheve tek vendi ku janë vrarë aktivistët e LV-së, Mon Balaj e Arben Xheladini.

Mustafa për LV-në: Rrezikojmë të marshojmë me shallat e kuq si në revolucionin kulturor kinez

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tomas Strakosha bën një hap drejt largimit nga Lazio. Portieri…