Kurti: Nuk ka datë për takimin me Vuçiqin

17 shtator 2021 | 19:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur ai do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për media në Prishtinë, të premten, Kurti deklaroi se me Vuçiqin do të takohet më 6 tetor në samitin e Sllovenisë, midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndërkaq tregoi se për cilat tema nuk ka diskutuar me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili po viziton Kosovën.

“Nuk kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave. Kemi diskutuar për propozimet tona që i kemi dhënën për raportet me Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. S’kemi diskutuar as për reciprocitetin”, tha Kurti, duke shtuar se nuk është diskutuar as për katër marrëveshjet, që janë në diskutim e sipër në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Depozitat në euro në sektorin bankar shqiptar arritën në 4.9…