Kurti ofron përkrahjen e Qeverisë për komunën e Prishtinës

28 maj 2020 | 11:05

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencën për media pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se qeveria që drejton ka bashkëpunim me të gjitha komunat.

Ai ka thënë se si qeveri do të kenë bashkëpunim edhe me Komunën e Prishtinës.

Ndërkaq kryetari i komunës së Prishtinës ka thënë se me Kurtin diskutuan për projekte të ndryshme që kanë të bëjnë për kryeqytetin.

Ahmeti ka bërë thirrje që në këtë kohë të pandemisë Covid-19 të lihen anash temat politike, deklaratat se çfarë ka thënë ky apo ai, por që të punohet më shumë në zhvillimin e ekonomisë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historianët kanë hedhur dritë kohët e fundit për një histori…