Kurti: Pas nënshkrimit, parashihet që asociacioni të dërgohet në Kushtetuese për vlerësim

27 tetor 2023 | 16:50

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se emisarët perëndimorë që ishin në Kosovë në draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, parashihet që pas nënshkrimit ai të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e tij.

“Na është thënë që drafti për vetëmenaxhim që kanë sjellë është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj jep për kushtetushmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.

Kurti ka thënë se Kosova është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën do ta mbajë…