Kurti: Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës

04 prill 2021 | 13:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar gjithë besimtarët katolikë e protestantë për Pashkët.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Pashkët janë simbol i sakrifikimit, i shpresës dhe i fillimeve të reja.

Postimi i plotë i Kurtit:

Urime Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë e protestantë!

Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh.

Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.

Si shoqëri dhe si shtet po kalojmë kohëra të vështira si pasojë e pandemisë Covid-19 por edhe e problemeve të grumbulluara me dekada, sfida që përveçse aftësisë shpeshherë testojnë edhe durimin tonë. Por, ky fillimvit na ka dëshmuar sërish se kur bëhemi bashkë tejkalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë.

Andaj, sot lutemi dhe urojmë për më shumë mirësi e më shumë dashuri.

Gëzuar Pashkët!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjendje të fluturojë mbi 2 200 kilometra në orë,…