Kurti për asociacionin: Është kundër Kosovës, s’duam të përsëritet skenari i Bosnjës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të formohet, meqenëse, siç ka vlerësuar është kundër Kosovës dhe nuk është as për serbët.
Kurti ka thënë se nuk duan që në Kosovë të përsëritet skenari i Bosnje e Hercegovinës.
“Asociacioni nuk është për serbët, por është kundër Kosovës. Ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar ndaj pakicës, por nuk duam të përsëritet skenari i Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Kurti pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Më tutje, ai ka thënë se Serbia duhet të merret me propozimet të cilat ata i paraqitën në takim.
“Ne e sqaruam shumë mirë. Nuk mund të merremi me ide të vjetra, por i ftojmë ata të merren me propozimet tona”, është shprehur Kurti.



