Kurti për dialogun: Një marrëveshje që ka vetëm njohjen nga Serbia

27 qershor 2021 | 12:12

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është duke zhvilluar një diplomaci intenzive dhe shumë më cilësore sesa në vitet e shkuara.

Ai në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LV-së, ka deklaruar se Kosova është një shtet i fokusuar për paqe, demokraci dhe fqinjësi të mirë, duke shtuar se duke pasur këto parasysh vendi do të ecën para më rrugën euroatlantike dhe atë evropiane.

Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Kosova pret një marrëveshje që e ka vetëm njohjen nga Serbia.

“Të gjithë e dimë kërkesën për marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, për ne marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB për Kosovën. Pra, një marrëveshje që e ka vetëm njohjen nga Serbia dhe nuk pasohet nga ulësja në OKB, ose ofron ulëse në OKB si zëvendësim për njohje nga Serbia, mund të jetë marrëveshje, por s’mund të jetë përfundimtare”, ka thënë Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar qytetarët…