Kurti përkujtoi komandantin Zahir Pajaziti

31 janar 2023 | 10:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit Vjosa Osmani Sadriu, zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schwarz, bënë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

“Duke kujtuar e përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, në të njëjtën kohë ne tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, për shtetin tonë, për pavarësinë tonë dhe se sa i vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen është ky kujtim e ky përkujtim që bëhet si nga institucionet, po ashtu edhe nga qytetarët e vendit tonë”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin kushtrimi për luftë çlirimtare, por njëkohësisht ishin edhe pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meqenëse ata kryenin aksione çlirimtare edhe para se të fillonte lufta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk…