Kurti: Pesëshja e BE-së këtë vit po bën hapa të mëdhenj për ta njohur Kosovën

18 mars 2022 | 11:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se mund të ketë lëvizje nga pesëshja e vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Në një intervistë për “Blick”, Kurti ka thënë se Kosova është në kontakt me Spanjën, Sllovakinë, Greqinë, Rumaninë dhe Qipron.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti priten hapa të mëdhenj në drejtim të njohjes nga këto shtete.

“Jemi në kontakt intensiv me pesë vendet që nuk na njohin: Spanjën, Sllovakinë, Greqinë, Rumaninë dhe Qipron. Këtë vit ata po bëjnë hapa të mëdhenj drejt njohjes së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka hedhur paralele mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe atij rus, Vladimir Putin.

Kurti ka thënë se Serbia nuk është një vend demokratik, por një autokraci.

“Ashtu si Rusia, Serbia nuk është një vend demokratik, por një autokraci. Putini ka pasur shumë pushtet për një kohë të gjatë, ashtu si edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ka shumë ngjashmëri në mes të dy vendeve”, ka thënë Kurti kur është pyetur se pse mendon se Serbia mund të ketë tendenca për ta eskaluar situatën në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seria e re Galaxy A përfaqëson kategorinë më të njohur…