Kurti, pjesëmarrës në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup

16 janar 2024 | 16:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, më 22 janar që do të mbahet në Shkup, nën organizimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ky takim i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që është i miratuar nga Komisioni Evropian.

Lajmin e ka bërë me dije zyra e kryeministrit të Kosovës, ku i është bërë thirrje mediave të interesuara për përcjelljen e kësaj ngjarje që të dërgojnë kërkesë për akreditim.

“Më datë më 22 janar 2024, në Shkup, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.Në këtë takim do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në mënyrë që të keni mundësi që ta përcillni këtë ngjarje, ju lutemi që për arsye të akreditimit të ekipeve tuaja mediale, të plotësoni formularin e bashkëngjitur në linkun më poshtë, me emrat e gazetarëve, kameramanëve, operatorëve dhe fotografëve tuaj, së bashku me numrin e identifikimit (letërnjoftim/pasaportë)”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, bashkë…