 
                    Kurti po e kthen qeverisjen në monolog
                10 janar 2025
                |  08:17
            
        Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar vendimin e bojkotimit të debateve televizive nga partia në pushtet.
Selmanaj në një postim në Facebook tha se kryeministri, Albin Kurti po e kthen qeverisjen në monolog, pa debat dhe pa llogaridhënie.
“Albin Kurti po e kthen qeverisjen në monolog – as debat, as llogaridhënie, as përgjegjësi, vetëm propagandë e mashtrim! Kur mbyll dyert e ballafaqimit dhe të medieve, e vetmja gjë që mbetet hapur janë xhepat e tij!”, ka shkruar ai.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        