Kurti pranon letër nga Macroni, Scholzi dhe Meloni, kjo është arsyeja

26 shkurt 2023 | 13:33

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin evropian.

Në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit evropian.

Macroni, Scholzi dhe Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin e rajonit dhe për përparimin e perspektives evropiane të vendit.

Kujtojmë se dje të tre liderët evropianë i kanë dërguar letër të ngjashme edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se dita e nesërme…