Kurti pranon letër urimi nga Oda e Avokatëve të Kosovës

12 prill 2021 | 11:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, për zgjedhjen e tij si kryetar i qeverisë.

Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, kryetari Ejupi, në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, ka shprehur përkushtimin për të punuar bashkërisht për sistemin e drejtësisë, për një stabilitet të vazhdueshëm dhe shtet të së drejtës e ligjor, derisa ka theksuar se proceset e rëndësishme për vendin, me theks, sistemi i drejtësisë të jenë pikësynim për thellimin e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka mbajtur…