Kurti pranon se ka mospajtime me veteranët e UÇK-së

08 qershor 2023 | 15:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ka mospajtime të thella me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rregullimin e statusit të tyre.

Kurti, në seancën e sotme plenare të Kuvendit ka thënë se pozicioni i tyre është që përmes hartimit të një ligji të ri të nis procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së, derisa ka nënvizuar se paga minimale është e ndarë prej pensionit të veteranëve.

“Ne si qeveri kemi dhënë vlerësimin tonë që procesi t’i nënshtrohet një procesi të riverifikimi përmes një ligji të ri, i cili do të siguronte integritetin e procesit dhe saktësinë e rezultatit. Deri tani nuk kemi ndonjë indikacion se propozimi është pranuar, madje ka pasur deklarime kundër tij. Ndërsa, në anën tjetër, ne e kemi të pamundur të lëvizin në kuadër të ligjit aktual në fuqi, pasi siç e dini kemi një proces gjyqësor i cili është në zhvillim e sipër. Paga minimale, ajo është një çështje tjetër, pensioni i veteranëve është shkëputur prej pagës minimale qysh në vitin 2017, atëherë kur kanë qenë bashkë në qeverisje PDK-ja dhe LDK-ja, si rezultat i kërkesave të FMN-së. Është e vërtet se ka shumë muaj që nuk jemi takuar me përfaqësuesit të organizatave të luftës së UÇK-së, për shkak se ekziston një mospajtim i thellë”, ka thënë ai, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndoshta ato tingëllojnë tronditëse për një person mesatar, për njerëzit…