Kurti prezanton deputeten që iu bashkua LV-së
04 prill 2021
| 19:35
Kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar ish-deputeten e PDK-së, Adelina Grainca e cila sot iu bashkua Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Kurti ka shkruar se do të punojë bashkë për progresin e gjithëmbarshëm.
“Deputetja më e re e Kuvendit të Republikës, znj. Adelina Grainca, na u bashkua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ajo është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë. Do të punojmë bashkë për progresin e gjithmbarshëm”, ka shkruar Kurti.



