Kurti pyetet se çfarë përmban propozimi i BE-së: Emisarët na kërkuan të mos flasim

27 tetor 2023 | 17:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për përmbajtjen e propozimit që ka sjell pesëshja, përfshirë edhe statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti ka thënë se për këtë i është kërkuar të mos flasë në detaje, por ka thënë se ata e kanë shkruar draftin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“E respektojmë kërkesën e pesë emisarëve, derisa na kërkohet të mos flasim konkretisht për të. Emisarët kanë deklaruar se e kanë shkruar me kujdes duke pasur parasysh Kushtetutën dhe ligjin. Për bindjen tonë të fuqishme, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë s’do të duhet të harrojë sa shumë ka bërë Kosova për serbët që janë të pashembullta edhe për Evropën”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka thënë se ka hapa prapa, por për shkak të Serbisë.

“Kemi hapa prapa, për shkak të militarizimit të politikës atje. Politika atje mendon dhe vepron me gjuhën e forcës, e cila kur nuk janë organet e sigurisë, janë grupet paramilitare që sponsorizohen nga shteti”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se “Trepça”…