Kurti qëndron në Shtimje, vlerëson investimet në këtë komunë

21 gusht 2025 | 15:30

Kryeministri Kurti ka qëndruar për vizitë në komunën e Shtimes. Ai së bashku më kryetarin e komunës Qemajl Aliun kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në këtë komunë. Kështu është bërë e ditur nga vet kryeministri në faqen e tij në “facebook”.

Njoftimi i plotë:

Në Shtime janë bërë e po bëhen investimeve të vlefshme, si nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ashtu edhe nga Komuna e Shtimes.

Kësaj radhe, bashkë me kryetarin Qemajl Aliu, fillimisht ishim në fshatin Vojnoc për të parë punimet e nisura rishtazi për rivitalizimin e rrugës “Ibrahim Shabani” – e gjatë dy kilometra dhe e gjerë pesë metra, e cila lidh Shtimen me Ferizajn dhe Lipjanin. Projekti ka vlerë rreth 420 mijë euro dhe financohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Pastaj përuruam trasenë, e cila e lidh rrugën “12 Qershori” me “William Walker”, në kuadër të unazës së vogël të qytetit, investim në vlerë gati gjysmë milioni euro. Traseja është e gjatë 375 metra dhe e gjerë gjashtë metra, ka të gjithë infrastrukturën përcjellëse, si rrjedhën e kanalizimit atmosferik, ndriçimin publik dhe trotuaret në dy anët.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Përgëzime për punën që po bëhet dhe urime, pikësëpari, banorëve dhe qytetarëve të Shtimes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka…