Kurti: Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvend, shumë shpejt do të kemi zgjedhje

27 shtator 2020 | 16:50

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë të dielën se do të ketë shumë shpejt zgjedhje të reja në Kosovë.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së, Kurti ka theksuar se kjo qeveri nuk e ka shumicën në Kuvend as për të miratuar ligje të rëndomta se lëre më diç më tepër, raporton “Epoka e re”.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e lideri të LDK-së, Isa Mustafa, për heqjen e vijave të kuqe për PDK-në.

“Ky ishte një gjest qesharak, sepse ne e dimë që këto dy parti ka kohë që funksionojnë në sinkron. Le të bëhen bashkë. Do t’i mundim të dyja”, ka deklaruar Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kompani në Singapor ka krijuar një robot të automatizuar…