Kurti: Sfidave do t’u japim përgjigje, vështirësitë do t’i kthejmë në mundësi

11 janar 2023 | 10:52

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në fjalën hyrëse në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2023, ka thënë se do t’u jepet përgjigjet sfidave me të cilat po përpallet shteti i Kosovës.

“Sfidave do t’u japim përgjigje, vështirësitë do t’i kthejmë në mundësi e përballja me to do të na definojë si popull, si shoqëri dhe si shtet”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se qysh në ditën e tretë të vitit 2023, kanë realizuar premtimin për shtesat e fëmijëve.

“Ja kemi filluar mbarë që në ditën e tretë të vitit. Realizuam premtimin për shtesat e fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare. E në mbledhjen e parë për këtë vit kemi në rend dite Projektligjin për investime të qëndrueshme. Në bazë të kësaj ne synojmë të tërheqim investimet, vendosim bazën për përkrahjen e industrisë vendore, punësimin e qëndrueshëm, të fuqizojmë rininë dhe gratë si dhe të thellojmë lidhjen me mërgatën”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekzema, e njohur gjithashtu si dermatiti, është një gjendje e…