Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit në lumin Lepenc

18 qershor 2023 | 20:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pasi është nxjerrë vetura që kishte rënë në Lepenc, e bashkë me të edhe tre trupat e pajetë.

“Sapo u njoftova nga autoritetet tona se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë.

Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre.

Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh.

Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se…