“Kurti ta fshi postimin e të kërkoi falje”, Gani Geci bën publik komunikimin me Glauk Konjufcën – telefonata kishte zgjatur 13 minuta

29 prill 2025 | 23:05

Ish-deputeti Gani Geci deklaroi sot se ish-Kryetari i Kuvendit, tani deputet i VV’së, Glauk Konjufca, e kishte telefonuar dhe ia kishte kërkuar votën e vajzës së tij, Marigona Geci, për Qeverinë Kurti. Ai ka bërë publik edhe komunikimin që ka pasur me Konjufcën.

Telefonata me të shihet se ka zgjatur 13 minuta, teksa më poshtë shihet se Geci i ka dërguar një postim të Kurtit, ku i ka kërkuar që ta fshijë dhe të kërkojë falje për të. Postimi të cilin Geci i kishte kërkuar Konjufcës që ta fshinte Kurti është ai për Abedin Rexhën-Sandokanin, teksa e nënvizuar është pjesa ku Kurti kishte shkruar “Ai u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt, më 8 tetor 1998, në një kohë”.

“Fillimisht me fshi edhe me kerku falje edhe hajde nod flasim me vllazen”, është mesazhi që i ka dërguar Geci-Konjufcës, që e bëri publik në Debat Plus.

Konjufca ia kthen në të njëjtin minutë ku i thotë “Shumë faleminderit Gani!”.

Geci tha se Konjufca e kontaktoi një ditë para seancës së parë konstituive, dhe i kërkoi të shprehte se çfarë kërkonte në këmbim të votës së vajzës së tij.

Por, sipas Gecit, ai refuzoi çdo formë marrëveshjeje për votën.

Geci ka treguar se kërkesa e tij ka qenë që Albin Kurti t’i përgjigjej një letre nga familja Geci dhe të kërkonte falje publike.

“Nuk ka tani, por ka pas. Nga sekserët e LLV-së. Është një prej deputetëve të VV-së të rrethit të Prizrenit. Dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, zoti Glauk Konjufca, me datën 14, një ditë para seancës së parë me thirri në telefon. Dhe më ka thënë çfarë po kërkon që të na votosh për, që Margiona Geci ta votojë qeverinë e Albin Kurtit. Dhe unë i kam thënë unë nuk kërkoj asgjë, unë nuk shes votën time, unë nuk i shes 20 mijë e 500 vota që i ka marrë Marigona Geci në LDK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në “Emirates” me…