Kurti takohet me delegacionin franko-gjerman, flasin për Gjykatën Speciale

11 janar 2018 | 10:49

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin franko-gjerman nga Bashkimi Evropian, të dërguarin e posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach dhe shefin e Departamentit për Ballkan dhe Evropë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Thomas Bertin, të shoqëruar nga ambasadori i Francës, Didier Chabert, dhe zëvendës ambasadori i Gjermanisë, Jan-Axel Voss.

Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike dhe institucionale si dhe për atë socioekonomike në Kosovë, për integrimet euroatlantike, e për raportet midis vendeve të rajonit në Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë theksuar se punësimi dhe drejtësia, përkatësisht zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit, për të gjithë e në gjithë territorin, janë vendimtare për shtetndërtimin e domosdoshëm dhe progresin aq të nevojshëm në Kosovë.

Theks i veçantë në takim i është kushtuar Gjykatës Speciale dhe çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. U përcollën qëndrimet e mirënjohura të lëvizjes, mbi padrejtësinë e gjykatës, mashtrimet e presidentit Thaçi dhe gabimet e demarkacionit me Malin e Zi.

Të dy palët, kanë shprehur interesimin për kontakte të vazhdueshme e takime të tjera në të ardhmen.

Kurti në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, kryetari i grupit parlamentar, Glauk Konjufca, deputetja Fitore Pacolli, dhe drejtuesi i Komitetit profesional për politikat ekonomike dhe financiare, Besnik Bislimi,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Linja kozmetike e Kylie Jennerit ka bërë më tepër se…