Kurti takohet me presidentin e AUK-ut, flasin për ngritjen e cilësisë në arsim

28 shkurt 2020 | 14:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e R.I.T Kosova të Universitetit Amerikan në Kosovë, Kamal Shahrabi.

Shahrabi e ka uruar kryeministrin Kurti për detyrën e re, dhe ka shprehur interesim për punë të përbashkët për zhvillimin e vendit, veçanërisht në ngritjen e edukimit cilësor.

Ai ka thënë se Kosova ka një potencial të madh për zhvillim dhe se R.I.T AUK do të bëjë përpjekje të vazhdueshme bashkërendimi me Qeverinë e re dhe misionin e saj për zhvillimin e një shoqërie të edukuar mirë e me ekspertizë të re.

Ndërsa kryeministri Kurti e ka falënderuar Shahrabin për punën e deritanishme të stafit akademik të R.I.T AUK dhe e njoftoi atë me prioritetet e qeverisë së re.

Ai ka thënë se krahas sundimit të ligjit, drejtësisë dhe antikorrupsionit që do e kthente besimin e qytetarëve në institucione, Qeveria e re për prioritet ka edhe ngritjen e cilësisë së arsimit nëpërmjet sistemit dual arsimor që do ta bëjë urëzimin e hendekut të shkathtësive duke e lidhur sistemin arsimor me tregun e punës.

“Kështu do të zvogëlohej barra e bizneseve dhe do të lehtësohej punësimi i të rinjve dhe grave që e synojmë si qeveri”, ka thënë Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Pejës, në vendlindjen e saj, është bërë…