Kurti takohet me Rashiqin, bisedojnë për procesin zgjedhor të 6 tetorit

13 tetor 2019 | 11:30

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është takuar me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Ata janë takuar në njërin nga hotelet në Prishtinë.

Pas takimit Kurti ka thënë se Rashiqi ishte i zhgënjyer me procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe.

“Nenad Rashiq nuk e ka asnjë aferë apo skandal si ministër. Ai është një ndër ministrat më të mirë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Bisedova me të për procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe dhe ky ishte shumë i zhgënjyer. Unë  isha i interesuar që të marr vesh mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në këto komuna”, ka deklaruar Kurti.

“Ne kemi obligim kushtetues që t’i integrojmë komunitetet. Jo vetëm serbe, por edhe të tjerat. Do të fillojmë dialog me të gjithë. Për këtë gjë fare nuk kemi dallime me LDK-në. Për mua ishte e vlefshme t’i kuptoj ndikimet e dëmshme që bëhen mbi qytetarët serbë të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë…