Kurti takohet me sekretarin e shtetit për Irlandën Veriore, bisedojnë edhe për komunitetin serb

29 shkurt 2024 | 16:24

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar sekretarin e shtetit për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, në kështjellën historike “Hillsborough Castle”.

Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën prej dekadash.

Ai ka folur mbi sfidat dhe mundësitë që i ka Kosova si një shtet multigjuhësor e gjithëpërfshirës.

Kryeministri ka theksuar angazhimin e përkushtimin e qeverisë për integrimin e komuniteteve joshumicë, sidomos në institucionet shtetërore.

Në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën, sekretari Heaton-Harris, ka thënë se është e rëndësishme që e kaluara të kujtohet, por edhe të ndërtohet mbi të, për një të tashme e të ardhme më të mirë, veçanërisht për të rinjtë dhe gjeneratat e reja të cilat duan prosperitet, pavarësisht se nga cili komunitet vjen.

Kurti ka përmendur trysninë dhe kërcënimet me të cilat ballafaqohet komuniteti serb në Kosovë, dhe veçanërisht zyrtarët policorë të këtij komuniteti, nga Beogradi zyrtar.

Kryeministri Kurti ka evidentuar se qytetarët serbë të Kosovës duan të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur si të gjithë qytetarët e tjerë të shtetit.

“Ata bashkëpunojnë me policinë në veri të Kosovës për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive kriminale që ndikojnë negativisht në jetën e tyre të përditshme”, citohet të këtë thënë Kurti.

Në dritën e këtij diskutimi, por edhe më gjerë, rreth sfidave me të cilat përballet vazhdimisht shteti, kryeministri Kurti ka shfaqur interesin për të dëgjuar më shumë për përvojat e Irlandës Veriore në bashkimin e komuniteteve. Palët kanë theksuar gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fusha si ekonomia, kultura dhe teknologjia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të enjten…