Kurti takohet me senatorin zviceran, bisedojnë për situatën politike në Kosovë

25 gusht 2023 | 13:49

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim senatorin zviceran, njëherësh kryetarin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin e Zvicrës, Carlo Sommaruga.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit, qeverisjen e deritanishme dhe për rolin e rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër.

Kurti ka falënderuar senatorin Sommaruga për vizitën, interesimin për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në pistën e Zandvoort, në…