Kurti takoi emisarët e Gjermanisë dhe Austrisë për Ballkanin Perëndimor

04 prill 2023 | 10:54

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ishte i ftuar mbrëmë nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde në rezidencë, në një darkë pune se bashku me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Përfaqësuesin Special të Austrisë për Ballkan Perëndimor, Johannes Eigner.

Gjatë darkës, u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

“Temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Gregory Kehoe ka mbështetur pretendimin e tij se Hashim…