Kurti takon ambasadorin e Zvicrës, ia prezanton qëndrimin për dialogun 

08 janar 2019 | 13:54

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Në këtë takim Kurti i ka prezantuar ambasadorit qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje mbi situatën e përgjithshme në Kosovë, dhe veçanërisht mbi zhvillimet e fundit politike që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë.

Sipas një komunikate për medie në takim është biseduar edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vendin tonë dhe korrupsionin e lartë.

Kryetari Kurti e ka njoftuar ambasadorin Lebet me programin e Lëvizjes dhe propozimet tona për të dalë nga kjo krizë duke stimuluar zhvillimin ekonomik për krijimin e vendeve të punës si dhe për shtetin e së drejtës i cili e mban ligjin mbi politikën.

Po ashtu është diskutuar edhe për rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar bashkëpunimin në interes të ndërsjellë të dy vendeve.

Në fund të takimi palët janë pajtuar për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Stevan Jovetiq është afër të largohet nga Monaco në…