Kurti takon ambasadorin italian, ia shpjegon alternativën e LV-së për zhvillim

16 shtator 2019 | 14:32

Kryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi, të cilat ia ka shpjeguar alternativën e kësaj lëvizje për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Përgjatë bisedës, interesimit të ambasadorit mbi programin qeverisës të Lëvizjes, Kryetari Kurti iu përgjigj duke shpjeguar alternativën tonë për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe detajet e propozimit tonë për Fondin Sovran”, është thënë në komunikatën për medie të LV-së.

Po ashtu, Kurti ia ka shpjeguar diplomatit italian edhe qëndrimin e kësaj lëvizje për dialogun me Serbinë.

“Në takim u fol edhe për dialogun me Serbinë ku ambasadori u njoh me qëndrimin e Lëvizjes për një dialog i cili do të duhej të paraprihej nga forcimi i shtetit të Kosovës dhe do të duhej të drejtohej nga Kryeministri i vendit. Po ashtu, me ambasadorin u nda edhe bindja se dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë dhe ai me Serbinë është shumë i rëndësishëm”, është thënë në komunikatë, duke shtuar se në fund të takimit kanë  rënë dakord që marrëdhëniet dhe komunikimi me ambasadorin italian të përforcohen dhe të rritet cilësia e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Sekiraqa, të hënën, është dënuar me 30 vjet burgim…