Kurti takon këshilltarët e presidentit francez

08 nëntor 2019 | 12:18

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar mbrëmë në Élysée, tre këshilltarët e presidentit francez, Emmanuel Macron: këshilltarin për Evropë dhe G20, Clément Beaune, këshilltarin zëvendëspërgjegjës për Evropë, Alexandre Adam, si dhe këshilltarin për Çështje Strategjike, Etienne de Gonneville.

“Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falënderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Syla Dalëngadalë ftesat e Prokurorisë Speciale për “krimet” e…